“Të dhurosh në ndihmë të njerëzve të dëmtuar nga tërmeti të është një gjest i bukur, por bukuria e këtij gjesti është lënduar shumë nga spektakolariteti”. Kështu shprehet Mustafa Nano në monologun e tij të kësaj jave në “Provokacija”.
Teksa shton se gjestet e tilla të bukura kur shoqërohen me anonimitetin janë edhe më të bukura.
Mustafa Nano është ndalur te ndihmat që janë bërë nga qytetarë të ndryshëm, personazhe publik ose jo. Duke i cilësuar si pasunarë shqiptarë, Nano thotë se ka frikë se gjitha kjo mund të jetë një lojë.
“Këto ditë ka pasur shumë lajme për dhurimet në dëmtim të njerëzve nga tërmeti. Ky është një gjest i bukur, por bukuria e këtij gjesti është lënduar nga spektakolariteti nga fakti që gjesti është bërë pjesë e informacionit”, shprehet Nano.
“Gjeste të tilla bëhen për ti garantuar vetes një lloj karari të caktuar të brendshëm, por synimi është të mos mbetet anonim. Gjestet e tilla kur shoqërohen me anonimitetin janë edhe më të bukura. Vullnetarizmi është bukur kur shoqërohet me anonimitetin. Kjo gjë ka ndodhur me masën. Të kesh pak edhe të dhurosh pak kjo është sakrificë e madhe, por të kesh shumë siç kanë pasunarët shqiptarë dhe të dhurosh një porcion të vogël të pasurisë nuk ke bërë asgjë”, shprehet Nano.
Një numër pasunarësh deklaruan shuma të caktuara ndoshta edhe nën presionin e qeverisë apo shoqërisë që kërkonin nga oligarkët të zgjidhnin qesen e tyre apo të qeverive të cilat kanë bashkëpunuar, ata më në fund e zgjidhën qesen. Kam frikë se e gjitha kjo është një lojë. Kur e gjithë kjo histori të mbyllet ne do të marrim vesh që pasunarët shqiptarë nuk kanë dhuruar para, është nevoja që ata të tregojnë një dokument bankar, gjesti i tyre nuk duhet të jetë thjesht spektakolar, çdo gjë duhet të bëhet transparente. Njerëzit duhet ta deklarojnë formën e kontributit që ata kanë dhënë. Ky ishte monologu im për sonte”, shprehet Nano.