Politika Rama, Bashës: Mos bëj sikur ke humbur ti shtëpinë. Boll me zymtësi!

Rama, Bashës: Mos bëj sikur ke humbur ti shtëpinë. Boll me zymtësi!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbrëmjen e sotme ndaj Lulzim Bashës i cili ka përcjellë këto ditë rastet e banorëve që kanë mbetur në qiell të hapur nga tërmeti.

Rama përmes një mesazhi në Twitter, i thotë liderit të opozitës hajde të bashkëpunojmë, por nuk i kthen përgjigje për planin me tre pika që opozita po ia kërkon me insistim.

Mesazhi i plotë i Ramës:

Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, në vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritê, se zymti kanë boll.

I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sa të kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! Ka shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësinë e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë…