Ambasadori i Kinës në Shqipëri, Zhou Ding, vlerësoi masat e ndërmarra nga Shqipëria për të kontrolluan koronavirusin dhe shprehu mirënjohje për respektimin e masave nga qytetarët,
“Unë po ndjek nga afër situatën e Covid-19 në Shqipëri. Pas shfaqjes së rastit të parë qeveria ka marrë masa të shumta, të cilat jam e bindur se do të japin rezultate pozitive. Me aq sa kam parë shoqëria shqiptare është e qetë dhe rregullt, nuk kanë shfaqur në asnjë moment panik dhe kanë rritur dukshëm ndërgjegjësimin për sa u përket masave mbrojtëse, gjë që është tejet mbresëlënëse. Faktet tregojnë se kur merren masat e duhura dhe të rrepta, epidemia është e parandalueshme, e kontrollueshme dhe e kurueshme”, tha ambasadori Ding për Euronews Albania.
Sipas diplomatit nuk ka vend për panik dhe se qytetarët duhet të vënë para stilit të jetesës dhe punës shëndetin e tyre dhe të komunitetit.
Ai tha se edhe vetë ka ndjekur ketë shembull.
“Deri tani unë ndihem shumë i sigurt duke respektuar sigurisht të gjitha rregullat e vendosura nga qeveria kineze dhe ajo shqiptare. Unë kam kufizuar në maksimum lëvizjet jashtë dhe përpiqem të zhvilloj të gjitha veprimet e mia nëpërmjet telefonit dhe internetit. Shfrytëzoj këtë mundësi për t’ u kërkuar miqve shqiptarë të shpenzojnë kohë me familjet e tyre dhe të bëjnë ushtrime.”
Ambasadori vazhdoi më tej duke treguar se Kina e zbuloi në dhjetor virusin dhe në janar mori masa të rrepta në janar.
“Kanë kaluar vetëm dy muaj që nga marrja e masave dhe ne kemi arritur ta vëmë nën kontroll. Mendoj së nëse vendet e tjera marrin masa të ngjashme, bazuar sigurisht në situatën specifike, mund të ketë rezultate pozitive. Për sa i përket afatit është e vështirë të them diçka të saktë sepse unë nuk jua ekspert të parashikoj. Gjëja më e rëndësishme është që të shkëmbejmë sa më shumë eksperiencat dhe të bashkëpunojmë dorë për dore, për të luftuar këtë pandemi,” tha z. Ding.