Extra Nadal i thotë “PO” Maria Perello pas 14 vitesh fejesë

Nadal i thotë “PO” Maria Perello pas 14 vitesh fejesë

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, që nga data 4 nëntor do të jetë numri 1 në botë për meshkuj, i dha zyrtarisht fund beqarisë. Pas 14 vitesh njohje e fejesë me të dashurën e tij Maria Francisca Perello, ai ka vendosur unazën në gisht. Dasma u zhvillua fundjavën e kaluar në një kështjellë në Majorka, larg syve të mediave dhe të ftuarve “të padëshiruar”.

Rreth 350 të ftuar në këtë ceremoni, asnjë foto “e vjedhur”, pasi për të shkuar në këtë kështjellë transporti ishte vetëm përmes detit. Pra gjithçka e kontrolluar. Ndaj, ka qenë vetë tenisti ai që ka postuar dy foto nga dasma, ku ai është në krahët e bashkëshortes së tij. Çifti është njohur që kur ishin adoleshentë, por tani vendosën të shkojnë në altar.