Udhëheqësi i komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që po shqyrton listën e akuzat kundër Presidentit Donald Trump argumentoi se ekziston një “çështje e fortë” kundër udhëheqësit amerikan.
Kongresmeni Jerrold Nadler deklaroi në CNN se Presidenti Trump do të shpallej fajtor në “tre minuta” nëse ai do të ndeshej me këto akuza para një jurie të gjykatës penale se abuzoi me postin e tij duke i kërkuar Ukrainën për të hetuar një nga kundërshtarët e tij kryesorë të demokratëve në zgjedhjet e vitit 2020, ish-nënpresidentin Joe Biden.
Zoti Nadler tha se nëse Presidenti Trump “kishte ndonjë provë shfajësuese”, do ta kishte bërë të ditur, sesa të refuzonte pjesëmarrjen, siç ka bërë Shtëpia e Bardhë, përpara se Komisioni Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve kontrolluar nga demokratët të shqyrtonte akuzat për shkarkimin nga detyra të presidentit republikan.
Zoti Nadler tha se paneli juridik, pas një seance dëgjimore të hënën mbi provat e mbledhura tashmë nga Komisioni i Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve për ndërveprimet mes Presidentit Trump dhe ndihmësve të tij për Ukrainën, mund të votojë mbi listën e akuzave deri në fund të javës. Më pas, një votë e plotë e Dhomës së Përfaqësuesve mund të jetë në rrugën e duhur për të fajësuar Trump përpara se të fillojnë pushimet për festat e Krishtlindjeve në dy javë, duke hapur rrugën për një gjykim në Senatin me shumicë republikane në janar, megjithëse dënimi dhe shkarkimi i Presidentit Trump mbetet i pamundur.
Por zoti Nadler nuk pranoi të spekulojë se sa akuza do të sillen kundër Presidentit Trump dhe përmbajtjen e tyre./VOA