Sport Pioli merr suksesin e dytë radhazi, Hernandez i bën të gjitha në...

Pioli merr suksesin e dytë radhazi, Hernandez i bën të gjitha në fitoren e Milanit ndaj Bolonjës

Milani ka marrë fitoren e dytë radhazi në Serie A, duke mposhtur 2-3 në transfertë Bolonjën.

Protagonist absolut në “Renato Dall’Ara” ka qenë Theo Hernández, autor i një goli, autogoli dhe shkaktar i një 11-metërshi.

Piatek ishte autor i golit të parë të ndeshjes, duke kthyer në gol një 11-metërsh të fituar nga vetë ai. Më pas ishte Hernández që shënoi në portën e Bolonjës para se t’i shënonte edhe Donnarumma-s.

Me nisjen e pjesës së dytë, Bonaventura realizoi një gol të bukur, duke e çuar rezultatin në 1-3. Në fund, del në skenë sërish Hernández që shkakton një 11-metërsh, të cilin e kthen në gol Sansone.

Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 20 pikëve, në vendin e dhjetë në renditje.