Kryeministri Edi Rama njoftoi heqjen e akcizës të naftës për fermerët. Skema e re, sipas tij zhvesh fermerët nga pagesa e taksës të qarkullimit, karbonit dhe të mjedisit.
Nafta pa akcizë do të përfitohet për 50% të kostos të shpenzuar për tokën e punuar. Për të shmangur abuzimet sipërfaqja e tokës që punohet nga fermerët duhet të deklarohet online.
“Për prodhimet bujqësore do të jepet falas, pa akcizë, pa taksë karboni dhe qarkullimi. Sasia e kompensuar për tokën e punuar nga shteti do të jepet falas. Skema u jep fermerëve mundësi për të mos pasur asnjë procedurë burokratike, që në të kaluarën ka rezultuar abuzive. Nafta e shpërndara pa akcizë shkonte për furnizimin e bencave të fshatit.
Fermeri duhet të deklarojë online sipërfaqen e tokës. Nuk do të ketë nevojë fare as për merr e ço, ço fatura, etj., që kanë hapur probleme në skemat e të shkuarës, duke e bërë skemë korrupsioni. Me teknologjinë dhe me këtë skemë ne faktikisht u japim fermerëve që të mos kenë asnjë ngarkesë burokratike. Thjesht kanë niptin, futen në platformë, bëjnë deklarimin e sasisë së tokës, mbi këtë sasi bëhet kalkulimi për naftën që duhet. Sasia që do të harxhojë për barrën 50% mbi çmimin do të jepet falas.”.
Skema aktuale mundëson furnizimin e naftës pa akcizë vetëm për serat me ngrohje dhe për sektorin e peshkimit.