Këto pamje duket sikur kanë dalë nga një skenar filmash.
Videoja e momenteve kur policia spanjolle ndalon trafikantët e drogës në det po bën xhiron e rrjetit.
Trafikantët menduan se mund t’i iknin policisë në Costa del Sol.
Por ndjekja dramatike në një prej plazheve më popullore në vend përfundoi me rezultat pozitiv për forcat e rendit.
Në një moment, Roja Civile detyrohet të godasë skafin me të cilin po lëviznin trafikantët.
Pas operacionit, policia lajmëroi se ka arrestuar tre persona në anije dhe një shofer që i priste ata në tokë.
Të ndaluarit janë spanjollë dhe marokenë, rreth 30 vjeç të gjithë.