Që nga koha kur The Hubble Space Telescope u prezantua në 1990-n, ai ka realizuar më shumë se 1.4 milionë vëzhgime të yjeve të ndryshëm, planeteve dhe galaktikave në univers. The Hubble Space nuk është teleskopi i parë dhe i vetëm hapësinor, por është një nga më të mëdhenjtë dhe më i njohuri përsa i përket hulumtimeve të tilla.
Për të festuar 30-vjetorin e teleskopit, NASA prezantoi një opsion, ku mjafton të vendosi ditën dhe muajin e lindjes për të parë se çfarë ka kapur Hubble në një nga ditëlindjet tuaja të kaluara. (Nëse jeni nën 30 vjeç, mund të ndodhë që të shfaqen imazhe të viteve përpara lindjes suaj).
Për shembull, më 13 prill (viti 2011) Hubble solli këtë imazh, ku duket Grupi i galaktikave Abell 2261, që është 10 herë më i madh se galaktika jonë Rruga e Qumështit.
Për linkun e opsionit klikoni këtu.