Pesë vitet e fundit kanë qenë më të nxehtat që nga viti 1880, një rekord i regjistruar nga NASA, pra gjatë 140 viteve që bëhen matjet e temperaturës.
Në komunikimin e tyre, të dyja agjencitë theksojnë se viti 2019 ishte në vendin e dytë pas vitit 2016 për rekordin e temperaturave tokësore, duke konfirmuar trendin e ngrohjes afatgjatë të planetit.
“Për fat të keq presim shumë ngjarje ekstreme të motit në vitin 2020 dhe në dekadat e ardhshme”, thotë Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore Meteorologjike (Wmo) Petteri Taalas duke theksuar se “me emetimet e tanishme të gazrave serë janë në rritje“.
“Temperatura mesatare globale, është rritur rreth 1.1 gradë Celsius që nga epoka para-industriale dhe nxehtësia e oqeanit është në një rekord të lartë”, deklaroi ai.
Vitin e kaluar, temperaturat ishin 0.98 gradë Celsius më të ngrohta se mesatarja e viteve 1951-1980, sipas shkencëtarëve në Institutin Goddard të NASA-së për Studime Hapësinore (GISS) në Nju Jork.
“Dekada që sapo përfundoi është qartë dekada më e nxehtë ndonjëherë”, komenton drejtori i GISS Gavin Schmidt, duke theksuar se “çdo dekadë që nga vitet 1960 ka qenë qartë më e nxehtë se ajo e mëparshmja”.