Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka prezantuar dizajnet e kostumeve të gjeneratës së re të astronautëve që do të përdoren në misionin ”Artemis” që synon të zhvillojë udhëtime me njerëz në Hënë.
Në aktivitetin e prezantimit të organizuar në qendrën e NASA-s në Uashington, u prezantuan prototipet e kostumeve hapësinore të quajtura “Njësia e zbulimit të lëvizjeve jashtë mjetit” (XEMU) dhe “Sistemi për shpëtimin e personelit” (OCSS).
Kostumet planifikohen të përdoren gjatë ecjeve në hapësirë si dhe për mbrojtjen e astronautëve.
NASA deri në vitin 2024 planifikon që të organizojë udhëtime me njerëz në Hënë në kuadër të misionit ”Artemis”.
Udhëtimet planifikohen të zhvillohen deri në vitin 2028.
Në orbitën e Hënës pritet të vendoset një stacion hapësinor, që do të përdoret si shkallë për të udhëtuar në Mars.
The 1st woman and next man will go to the Moon in 2024 👩🚀👨🚀
Today, we previewed the next-generation #Artemis spacesuits that our astronauts will wear – 1 for launch and re-entry, and 1 for exploring the lunar South Pole. Watch a recap: https://t.co/e4cxB3rK6e pic.twitter.com/PtYSLqHq62
— NASA (@NASA) October 16, 2019