Momente të rralla janë fotografuar nga banorët në Britaninë e Madhe, kur avionë bombardues B-52 kanë fluturuar vetëm pak metra mbi kokat e tyre, ndërsa uleshin në bazën RAF Fairford, në Gloucestershire.
Mbërritja e tyre në Britani vjen përpara një stërvitje të NATO-s në Gjeorgji, e cila do të jetë një shfaqje e forcës ndaj fqinjit Vladimir Putin edhe pse ende nuk është e qartë nëse bombarduesit B-52 do të marrin pjesë në këtë stërvitje.
Stërvitja vjen thuajse 11 vjet pasi dy vendet, ish-pjesëtarë të Bashkimit Sovjetik, zhvilluan një luftë 9 ditore.
NATO komentoi stërvitjen që do të nisë të hënën. “Synon të përmirësojë ndërveprimet mes NATO-s dhe Gjeorgjisë dhe të rritin standardet e ushtrisë së kësaj të fundit”.