Bota NATO po merr pjesë në konflikt, Putin: Duan të na copëtojnë, kërcënohet...

NATO po merr pjesë në konflikt, Putin: Duan të na copëtojnë, kërcënohet ekzistenca e Rusisë

Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin e përshkroi konfrontimin me Perëndimin lidhur me Ukrainën si një betejë për mbijetesën e Rusisë dhe akuzoi shtetet e NATO-s se ishin përfshirë në konflikt, duke i dërguar miliarda dollarë mbështetje ushtarake Kievit.

Por ekspertët e ligjit ndërkombëtar pajtohen se dërgimi i armëve në luftë nuk e bën furnizuesin palë në konflikt, pavarësisht se çfarë armësh janë ato

“Ata po i dërgojmë dhjetëra miliarda dollarë armë Ukrainë. Kjo është pjesëmarrje në konflikt. Kjo nënkupton që ata janë duke marrë pjesë, ndonëse jo drejtpërdrejt, në krimet që po kryhen nga regjimi i Kievi”, tha Putin.

Një vit pasi urdhëroi pushtimin e Ukrainës, Putin po përpiqet ta pasqyrojë luftën si një moment vendimtar në historinë e Rusisë, duke thënë se beson që e ardhmja e vendit është në rrezik.

Në një intervistë për kanalin Rossiya-1 e regjistruar të mërkurën, por e transmetuar të dielën, shefi i Kremlinit tha se Perëndimi ka një qëllim të vetëm; të copëtojë Rusinë.

“Ata kanë vetëm një qëllim: Të shpërbëjnë ish-Bashkimin Sovjetik dhe pjesën thelbësore të tij, Federatën Ruse“, shtoi Putin

Me kornizimin e luftës si kërcënim ekzistencial, 70-vjeçari përgatit popullin rus për një konflikt edhe më të thellë, çka do t’i lejonte liri më të mëdha në armatimet që do të përdorte.

Pak ditë pasi njoftoi tërheqjen nga traktati për kontrollin e armëve bërthamore me SHBA, ai tha se ishte i detyruar të konsideronte kapacitetet bërthamore të NATO-s. Sipas tij, arritja më e madhe gjatë vitit të fundit kishte qenë uniteti i popullit rus.