Aktualitet I hyri në shtëpi për t’i vjedhur pulat, pronari e bën për...

I hyri në shtëpi për t’i vjedhur pulat, pronari e bën për spital

Një 54-vjeçar në Kuçovë është dhunuar nga pronarët e banese, ku ai kishte hyrë për të vjedhur mbrëmjen e së shtunës.

Sipas të dhënave nga policia, 54-vjeçari kishte hyrë në banesën e shtetasit B.Sh. për të vjedhur disa pula, por është pikasur nga ky i fundit.

Më pas, dy personat janë konfliktuar dhe pronari i shtëpisë e ka goditur me sende të forta 54-vjeçarin duke i lënë dëmtime të rënda. Ai është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes