Kryesore Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, Xhevdet Ferri

Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar, Xhevdet Ferri

Kinematografia shqiptare humbet një nga aktorët e saj më të mirë. Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë aktori dhe regjisori Xhevdet Ferri. Ishte 60 vjeç.

I lindur në Durrës në vitin 1960, Ferri ishte një prej aktorëve më të mirë të kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Ai ka luajtur në një numër të konsiderueshëm filmash dhe rolesh në teatër. Ndër më të famshmit, “Përrallë nga e kaluara”, “Besa e kuqe”, “Hije që mbeten pas”, “Skëterre”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Dasma e Sakos”, e të tjerë.

Në vitet 1995-1999, ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe sërish e mori këtë detyrë në vitin 2006. Në vitet 1999-2001, ishte drejtori i Teatrit Kombëtar.

Filmin e tij të parë e ka regjistruar kur ishte akoma student. Ndërsa, i fundit ka qenë filmi “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit. Roli i paharrueshëm për shqiptarët do të mbetet ai i Trimit në filmin “Përrallë nga e kaluara” krah të madhit, Robert Ndrenika.