Bota Ndahet nga jeta Jacques Chirac, ish-Presidenti i Francës

Ndahet nga jeta Jacques Chirac, ish-Presidenti i Francës

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare këtë të enjte Presidenti i 22-të i Republikës së Francës, Jacques Chirac.

Lajmi është bërë i ditur nga dhëndri i tij Frédéric Salat-Baroux. Në të kaluarën, Jacques Chirac është shtruar 3 herë në spital për infeksion në veshka, në vitin 2010, në dhjetor 2015 dhe në shtator 2016.

Për 12 vite, Chirac ishte President i Francës. Ai fitoi zgjedhjet presidenciale në 7 maj 1995, ndërsa u rizgjodh në 5 maj 2002 kundër Jean-Marie Penda.