Pas më shumë se dy muajve në gjendje të rëndë, gazetari sportiv dhe komentatori Kosta Grillo u nda nga jeta. 59-vjeçari humbi betejën me Covid-19.
Prej fillimit të muajit gusht u transportua me urgjencë drejt Turqisë, për kurim të specializuar. Ai ka qëndruar në intubim gjatë gjithë kësaj kohe.
Fatkeqësisht, gjendja e Kosta Grillos nuk u përmirësua, deri në lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të një prej zërave më të rëndësishëm të sportit shqiptar.