Isuf Kalo, mjek, profesor, publicist dhe figurë e spikatur e historisë së vendit në kapërcyellin midis dy sistemeve, është ndarë nga jeta.
Isuf Kalo i cili ishte mjek endokrinolog, ka qenë mjeku personal i ish-diktatorit Enver Hoxha.
Profesor Kalo po qëndronte prej disa muajsh në gjendje jo të mirë shëndetësore, jashtë Shqipërisë.
Pritet sjellja e trupit në atdhe.
Sipas një amaneti që ka lënë i ndjeri, lamtumira e fundit dhe varrimi do kryhen në vendlindjen e tij, në Luzat, ku ai u lind në 1942.
Ai ishte autor i një sërë botimesh në shtypin mjekësor të vendit të tij dhe jashtë saj, si dhe ishte anëtar nderi i disa komiteteve ndërkombëtare dhe shoqatave mjekësore në Europë.