Ka ndërruar jetë bashkëshortja e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Nexhmije Hoxha është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare.
E veja e ish-diktatorit ka ndërruar jetë ditën e sotme në shtëpinë e saj në Tiranë
Njoftimi i Ilir Hoxhës:
Të nderuar miq e dashamirës të familjes të Enver Hoxhës.
Me hidhërim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshën 99 vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha.
Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqipërisë së re, përparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi përherë krenarë për emrin dhe veprën e saj.
Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë.
Shënim: Homazhet dhe përcjellja për në varrezat e Sharrës do të behet nga Funeral Home Alba 2000 (pranë Medresesë) nga ora 9 deri 12 të datës 27 shkurt
Në ditët pas varrimit, presim për ngushëllime në shtepine tonë, në Laprakë (pranë Sheshit Shqiponja). Jeni të mirëpritur. Faleminderit.
Me respekt Ilir Hoxha
Tiranë 26 shkurt 2020