Aktualitet Ndalohen fluturimet drejt këtyre 10 aeroporteve në Itali

Ndalohen fluturimet drejt këtyre 10 aeroporteve në Itali

Pas njoftimit nga kreu i qeverisë, Edi Rama, se deri më 3 Prill do të anulohen fluturimet drejt Italisë së Veriut dhe zonave të kuqe me rrezik për koronavirus, Autoriteti Aviacionit Civil ka dalë në njoftim zyrtar.

Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, ACC njofton se ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe:

  • Aeroporti Milano Malpensa (MXP)
  • Aeroporti Milano Bergamo (BGY)
  • Aeroporti Bologna (BLQ)
  • Aeroporti Firenze (FLR)
  • Aeroporti Genoa (GOA)
  • Aeroporti Perugia (PEG)
  • Aeroporti Pisa (PSA)
  • Aeroporti Rimini (RMI)
  • Aeroporti Venezia (VCE)
  • Aeroporti Verona (VRN)

“Autoriteti Aviacionit Civil ka lëshuar menjëherë udhëzimin drejtuar Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe ofruesit të shërbimit të lundrimit ajror “Albcontrol” për nxjerrjen e njoftimeve të nevojshme për zbatimin e këtij kufizimi të fluturimeve për/nga aeroportet e lartpërmendura, deri në një njoftim të dytë”.