Bashkimi Europian reagoi menjëherë pas lajmit se SHBA ndërpreu marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetësi dhe i kërkoi asaj që ta rishikojë këtë vendim.
“Në një kohë kur jemi përballë një kërcënimi global duhet të forcojmë bashkëpunimin për gjetjen e zgjedhjeve të përbashkëta. Aksione që dobësojnë arritjet ndërkombëtare duhet të shmangen”, shkruhet në deklaratën e përbashkët të drejtuesve më të lartë të Bashkimit Europian, Ursula Von Der Leyen dhe Josep Borrell.
“Në këtë kontekst, ne i kërkojmë Shteteve të Bashkuara të rishikojnë vendimin e tyre”, vijon deklarata e BE, një ditë pasi presidenti Donald Trump shpalli vendimin duke e akuzuar agjencinë e OKB se është një kukull e Kinës.
Një reagim për këtë çështje erdhi dhe nga diplomati gjerman, Heiko Mass, i cili kërkoi bisedime intensive me Uashingtonin për kalimin e këtyre ndasive.
“Ky vendim është një sinjal i gabuar në një moment të gabuar”, tha Mass për grupin mediatik “Funke”.