Pesë punëtorë që ishin duke punuar për rikonstruksionin e një pallati në Tiranë kanë rënë nga skela.
Dy prej punëtorëve kishin mbetur poshtë skelave dhe për fat të keq ata nuk kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra.
Mësohet se dy punëtorët që ishin poshtë skelës dhe që kanë marrë dëmtimet më të mëdha janë Genti Bardhi dhe Euglidios Lika.
Ngjarja bëhet me dije se ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”. Mësohet se skela është shkëputur nga pallati dhe të katër punëtorët janë rrëzuar përtokë.
Sakaq policia që ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ka rrethuar të gjithë vendin dhe ka evakuuar banorët që mund të rrezikohen, ndërsa qshtë duke zhvilluar hetimet paraprake.