Ilir Dashi, një ish-zyrtar i lartë i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare nga një sëmundje e rëndë.
Dashi, i cili ka mbajtur disa funksione në administratën shtetërore, jetonte kohët e fundit bashkë me familjen në Niamey, kryeqytetin e Nigerit.
Ilir Dashi i lindur më 3 maj 1956 në Tiranë, fillimisht ka ushtruar profesionin e aktorit ku ishte pjesë e filmave Ilegalët (1976), Çetë e Vogël (1979) dhe Si gjithë të tjerët (1981).
I diplomuar për Ekonomi në Universitetin e Tiranës në 1981, Dashi ka shërbyer si këshilltar për politikat e pushtetit lokal si dhe drejtues i QSUT-së për disa vite.
Së fundmi, Dashi punoi dhe si lektor në Universitetin Politeknik të Tiranës. Dashi ka qenë dhe ish-kandidat për deputet me LSI.
Presidenti, Ilir Meta si një nga ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, i ka shprehur familjarëve ngushëllime për ndarjen nga jeta dhe e cilëson Dashin si mik të paharruar.