Një i ri, vetëm 28-vjeç është viktima e radhës e koronavirusit në vendin tonë. Ai quhet Anton Çuni dhe është nga Shkodra. Lajmin e ka dhënë OSHEE e Shkodrës, ku viktima punonte si elektricist.
Anton Çuni duket se nuk i ka bërë dot ballë betejës dhe ka humbur jetën.
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë konfirmoi humbjen e jetës së mjekut Anibal Byberi në spitalin “Shefqet Ndroqi”, si pasojë e Covid-19.
Mjeku pneumolog 53 vjeçar është konfirmuar pozitiv me koronavirusin pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë, thuhet ne njoftimin për mediat.
Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, u paraqit në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme, nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore.
Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti. Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë.