Një pacient ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv në kryeqytet.
Pacienti që ndërroi jetë vuante nga ceroza në mëlçi, ndërsa ishte transferuar nga Shërbimi i Sëmundjeve Interne në QSUT, që është shndërruar sëfundmi në vatër të përhapjes së COVID-19.
Një ditë më parë në Spitalin Infektiv ndërroi jetë edhe një 76-vjeçare.
Ministria e Shëndetësisë deklaroi se e moshuara kishte rezultuar bartëse me koronavirus, por ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit.