Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi së fundmi se vendi është goditur nga koronavirusi pikërisht sapo ai nisi rimëkëmbjen nga kriza e lirës së vitit 2018, por ai shikon mundësi të mëdha nëse me pak kujdes kjo situatë vendoset nën kontroll në javët e ardhshme.
Turqia konfirmoi gjatë së mërkurës viktimën e parë nga koronavirusi, ndërsa numri i të prekurve u rrit në 98 në 24 orët e fundit.
“Është e vështirë të mbash kontrollin e ekonomisë në drejtimin e duhur ndërsa përballesh me këtë virus të ri”, u shpreh Erdogan gjatë takimit me ministrat, bankierët dhe biznesmenët, me të cilët diskutoi për mënyrën sesi vendi do të përballet me pandeminë.
“Por nëse ia dalim ta menaxhojmë në pak javë dhe e informojmë mirë popullin mirë për të vendosur virusin në kontroll, mund të kemi mundësi të reja, më të mira nga sa kemi shpresuar”, shtoi ai.
Sipas Erdogan, zhvillimet financiare të lidhura me rënien e çmimit të naftës në bursa mund të sjellë avantazhe shtesë për Turqinë, e cila e importon sasinë më të madhe të saj.