Që nga shtatori, PewDiePie, një i ri suedez, emri i vërtetë i të cilit është Felix Kjellberg, ka ndërmarrë një betejë të vërtetë “online” me T-Series, një kompani prodhimi filmash. Për pesë vjet Felix ka bërë që kanali i tij të jetë kanali më i abonuar në YouTube, duke grumbulluar më shumë se 76 milionë abonentë. Megjithatë T-Series, po kërcënon të uzurpojë kurorën e tij me përzierjen e saj të filmave Bollywood dhe me këngë hip-hop.
T-Series ka shënuar të ardhura të mëdha, për shkak klikimeve që bëjnë miliona indianë në këtë kanal për të parë filmat e Bollywoodit.
Kjo është pjesë e një tendence të habitshme: indianët kanë një prezencë në rritje në internet. India gjithashtu është tregu më i madh për WhatsApp-in dhe kompaninë e tij mëmë, Facebook. Ajo renditet e treta nga përdoruesit në Instagram dhe i katërti në Twitter, sipas një firme kërkimore eMarketer. Katër nga 10 qytetet kryesore të përdoruesve të Tinder-it janë në Indi.
Dhe ndryshe nga Kina, India nuk imponon kufizime në firmat e huaja të internetit.
Por për vite, çmimet e të dhënave mbetën të larta. Kjo ndryshoi në shtator 2016, me nisjen e Jio, një rrjet celular që ofron të dhëna me kosto të ulët dhe me shpejtësi të lartë. Rrjete të tjera u përforcuan, duke ofruar shtesa gjithnjë më të mëdha të të dhënave me çmime më të ulëta. Efekti është befasues: lidhjet e Internetit celular u rritën nga 346 milionë në fund të vitit 2016 në 491 milion këtë vit, sipas rregullatorit të telekomunikacionit të Indisë. Në të njëjtën periudhë, konsumi mujor i të dhënave u rrit me një faktor prej më shumë se 13, deri në 3.2 gigabajt për përdorues.
Gjëja e parë që indianët bëjnë kur futën online është të lidhen online me miqtë e tyre në WhatsApp dhe Facebook. Ata pastaj shkarkojnë filmat e Bollyëood dhe vdeo pornografike. Kërkimet për “Hindi sexy film” në PornHub u rritën 27,814 për qind në vitin 2018.
Ka një gjë që mungon nga kjo histori e kostove në rënie: India vazhdon të jetë shumë e dobët për shërbimet premium. Apple shet vetëm 1 përqind të smartfonëve në Indi. Një abonim Netflix është i papërballueshëm për rreth 99 përqind të indianëve. Dhe të ardhurat nga India mbeten të ulëta për Facebook dhe Google.
Kjo zor se ka rëndësi. Firmat e Silicon Valley janë të qarta se nuk presin kthime nga India në një periudhë afatshkurtër apo afatmesme. Tim Cook i Apple ka thënë se kompania e tij do të jetë në Indi për një mijë vjet.
Një pyetje më e madhe është nëse vetë firmat kanë fuqi të qëndrueshme. Google po përpiqet të përputhet me kushtet e Facebook në shitjet e reklamave në Indi. Facebook i rrënuar me sfida rregullatore dhe ligjore dhe përballet me një padi mbi praktikat e saj të shkëmbimit të të dhënave përpara Gjykatës Supreme të Indisë. Kompanitë kanë eksperimentuar me produkte veçanërisht për Indinë, duke përfshirë pagesat dhe shërbimet e tjera të biznesit për WhatsApp dhe pagesat në para në Uber, të cilat janë shpërndarë në vende të shumta. Uber ofron apo planifikon shërbime të reja, të tilla si rezervimi i auto-rickshaës me tre rrota ose rregullimi i mënyrave të shumta të transportit përmes aplikacionit. Dhe Tinder zgjodhi Indinë, ku burrat tejkalojnë shumë gratë në aplikacionet e takimeve, për të eksperimentuar lëvizjen ‘time’, e cila u lejon grave të zgjedhin nëse burrat mund t’u afrohen atyre.
Indianët mund të kenë një efekt tjetër më të madh në rrjet. Ndërsa ato bëhen tregu më i madh në ueb-faqe të hapura, jo kineze, krijuesit e përmbajtjeve do ta kthejnë vëmendjen në shërbimin e tyre. Amazon dhe Netflix tashmë po shpenzojnë shumë në shfaqjet indiane dhe filmat për shërbimet e tyre të transmetimit. YouTube është vendimtare për të ardhmen e Google në Indi. Dhe vitin e kaluar, Facebook ofroi 600 milionë dollarë për të drejtat online në turneun e kriketit indian të Premier League. Këtë vit, Facebook caktoi shefin ekzekutiv të Hotstar si shefin e ri të Indisë.
Eksperimentet e kompanive të teknologjisë në Indi do të përcaktojnë jo vetëm të ardhmen e biznesit të teknologjisë, por edhe mënyrën se si Interneti shihet si pjesa tjetër e botës.