Një 32-vjeçar është tashmë në kërkim të BMW-së së tij, pasi ra pre e grabitësve.
Burime zyrtare të policisë thonë se i riu denoncoi të mërkurën pranë Komisariatit të Policisë Shijak, se 2 persona i morën më dhunë makinën.
Ngjarja, sipas 32-vjeçarit nga Kruja, ndodhi gjatë kohës që ai ndodhej në një gomisteri në autostradën Tiranë-Durrës.
Autoritetet thonë se po punojnë për të identifikuar 2 personat në fjalë dhe kapjen e tyre.