Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur të shtunën në ndeshjen hapëse të kampionatit italian mes Parmës dhe Juventusit, dhe protagonistë kanë qenë arbitri Maresca e trajneri i vendasve Roberto D’Aversa.
Ky i fundit kishte veshur një këmishë të bardhë dhe një kollare ngjyrë blu, duke krijuar një kombinim të ngjashëm me fanellën e parë të skuadrës së tij, dhe pikërisht për këtë reagoi edhe arbitri.
Maresca ndali ndeshjen dhe i kërkoi D’Aversas që të ndërrojë këmishën, për të mos u krijuar konfuzion mes tij dhe futbollistëve të Parmës, ndërsa tekniku u detyrua të pranojë vendimin dhe të veshë një këmishë të zezë.