Një nga faktet e habitshme që u tha sonte në emisionin “Opinion” lidhur me tërmetet në Turqi ishte se populli është i edukuar dhe i trajnuar për të përballuar situata të tilla. Sezer Arslan, parukieri i njohur turk tha se në shtëpinë e secilit qytetar turk ka një çantë tërmeti me disa sende të nevojshme.
Sezer Arslan: Çanta, gjërat më të rëndësishme që ka brenda është bilbili…
Blendi Fevziu: Bilbil? Që nëse ti mbetesh nën rrënoja, të kesh mundësi për t’i rënë bilbilit dhe të identifikohesh.
Sezer Arslan: Bilbili dhe diçka tjetër, që të dyja janë si më të rëndësishme, drita.
Blendi Fevziu: Ju keni një çantë me bilbil, me dritë.
Sezer Arslan: Drita dhe duhet të ketë bateri.
Ermal Kaleci: Sapo hyra në faqen e Emergjencave Civile dhe duhet të ketë ushqime me kalori të lartë, vitamina për karbohidrate që përmbajnë ujë për humbjen e ujërave, fruta të thata, bilbil dhe elektrik dore.