Juventusi pritet të pësojë ndryshime të mëdha sa i përket drejtuesve. Pas largimit të presidentit Andrea Agnelli dhe drejtuesve të tjerë, te bardhezinjtë tashmë po mendojnë për ndërtimin e bordit të ri drejtues.
Sipas raportimeve nga Italia, te Juventusi po mendojnë t’i besojnë Igli Tares, rolin e drejtorit sportiv, atë që po bën edhe te Lazio. Shqiptari vlerësohet shumë për arritjet e tij te ekipi lacial.
Tare është një nga tre alternativat për drejtor sportiv te “Zonja e Vjetër”, teksa të tjerët janë Cristiano Giuntoli dhe Gianluca Petrachi.