Politika Ndryshimi i sistemit zgjedhor, opozita: Proporcional kombëtar me lista të hapura

Ndryshimi i sistemit zgjedhor, opozita: Proporcional kombëtar me lista të hapura

Demokrati Myslym Murrizi prezantoi në emër të opozitës parlamentare një propozim konkret për ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke kaluar në një proporcional kombëtar me lista të hapura.

Sipas këtij propozimi, territori i Shqipërisë konsiderohet si një zonë e vetme dhe nga lista e çdo partie votuesi përzgjedh 5 kandidatë.

“Ndryshimi i sistemit zgjedhor është i kërkuar nga të gjithë, përveç Ramës dhe Bashës, që nuk e duan, dhe një grusht butakësh që janë rreth tyre. Edhe shoqëria civile dhe qytetarët kërkojnë që vota të shkojë të qytetari. Ne kërkojmë një sistem me l8ista të hapura që qytetarët të zgjedhon, jo thjesht të votojnë. Nuk kam parë asnjë draft dhe nuk do ta shohë, pa u vendosur dora mbi plagë dhe pa ndryshuar thelbi që ka mahisur këtë krizë artificiale politike që është sistemi zgjedhor. Të tjerat janë detaje teknike që për mua janë të realizueshme brenda dy ore”, tha Murrizi.