Extra Luizi i shqetësuar si e sheh Kiara nga jashtë. Moderatorja reagon me...

Luizi i shqetësuar si e sheh Kiara nga jashtë. Moderatorja reagon me fjalë të ëmbla

Kiara Tito u largua nga shtëpia e BBV ‘prime’-in e kaluar dhe kjo gjë duke se ka ndikuar shumë në gjendjen emocionale të Luizit këto ditë.

Së fundmi ka bërë dhe një bisedë me Visin duke u shprehur se do të dëshironte ta dinte si e sheh Kiara tani nga jashtë.

“Nuk e di çfarë është duke bërë Kiara, nuk e di si më ka parë jashtë, nuk e di çfarë po lexon. E kisha llogaritur të dilnim bashkë dhe t’i përballonim të gjitha bashkë jashtë, thashethemet, presionin e njerëzve”, tha Luizi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i moderatores duke e quajtur ‘luan’ këngëtarin.

“Zgjohem dhe fle përballë teje. 24\24 vetëm me ty! Vazhdo përpara Luani im!”, ka shkruar ajo.