Ne kulim e krizës politike, Tiranën do e vizitoje zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit Matthew Palmer.
Mësohet se Palmer do te jete ne Tiranë ne datën 9 prill dhe do te takoje kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.
Deri me tani asnjë prej faktorit ndërkombëtar nuk ka marre rolin e negociatorit për zgjidhjen e krizës dhe mbetet PR tu pare se si do te ndikoje vizita e zyrtarit te larte amerikan ne situatën politike.
Dy vjet me pare kriza politike para zgjedhjeve parlamentare u zgjidh nga një tjetër zyrtar amerikan.
Ishte zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Bryan Yee i cili negocioi mes aleve dhe pas vizitës se tij u arrit marrëveshja mes kryeministrit Rama dhe liderit te opozitës Basha.