Vendimi i një dite më parë marrë në Gjykatën e Krimeve të Rënda e detyron tashmë Kelmend Balilin të ndërrojë dhe të ketë një “shtëpi” të re, siç janë qelitë e paraburgimit në burgun 302 këtu në Tiranë, ku mbahen edhe eksponentë të tjerë të botës së krimit, si Dritan Dajti, Ervis Martinaj, apo Izet Haxhia.
E pavarësisht bujës së madhe, “Eskobari i Ballkanit” ka vendosur që qelinë e tij ta ndajë me të tjerët…
Marrëveshjet për Kelemend Balilin duken se nuk kanë të sosur. Pas asaj me policinë e shtetit për t’u dorëzuar pas dy vitesh në arrati, Balili ka vendosur të bëjë një marrëveshje me Prokurorinë. E nëse ai do të pranojë të jetë bashkëpunëtor i akuzës, duke plotësuar çdo kriter që përmban kjo marrëveshje, atëhere automatikisht, sipas ligjit, ai përfiton ulje të dënimit, si dhe pafajësi.