Extra Në ditën e lindjes, Vin Diesel bën gjestin emocionues për vajzën e...

Në ditën e lindjes, Vin Diesel bën gjestin emocionues për vajzën e mikut të ndjerë, Paul Walker

Aktori i famshëm i “Fast and furious”, Paul Walker, u nda nga jeta 6 vite më parë si pasojë e një aksidenti, ndërsa humbja e tij la një dhimbje të thellë tek miqtë dhe familjarët.

Miku i ngushtë, Vin Diesel, i ka qëndruar gjithmonë pranë familjes së Walker që prej largimit të tij dhe duket se ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me vajzën e të ndjerit, Meadow.

Sot, Meadow feston 21-vjetorin e lindjes, ndaj Diesel ka gjetur rastin t’i tregojë edhe njëherë se sa krenar ndihet për të.

Aktori publikoi një foto në profilin e tij në Instagram dhe krahas saj shkroi fjalët e bukura për 21-vjeçaren: “Do të të thoja se jam krenar për njeriun që po bëhesh, por e vërteta është se unë gjithmonë kam qenë krenar për ty. Gëzuar ditëlindjen Meadow! E di që është 21-vjetori yt dhe doje ta festoje në Japoni, por familja ka një tortë që pret për ty kur të kthehesh në shtëpi, kështu që nxito. Të dua vogëlushe. Xhaxhi Vini”.