Njësoj si dhe javën e kaluar, do të zbatohen të njëjtat masa kufizuese gjatë fundjavës. Duke filluar nga ora 13:00 e ditës së shtunës deri të hënën, e gjithë Shqipëria do të jetë në shtetrrethim.
Nuk do të lejohet të dalë nga banesa asnjë qytetar. Po kështu do të jetë e ndaluar edhe qarkullimi i automjeteve, me përjashtim të atyre që kanë autorizim.
Gjatë gjithë të dielës, nuk do të lejohet asnjë qytetar të dalë nga shtëpia, në të kundërt do të gjobiten bazuar në aktin normativ të qeverisë për masat e marra ndaj koronavirusit.
Qarkullimi do të rinisë të hënën në orën 05:00 të mëngjesit deri në orën 13:00.
“Nga nesër, e shtunë 13:00, deri të hënën 05:00, njësoj si fundjavën e shkuar, të gjithë në shtëpi”, shkruan Kryeministri Edi Rama.