Ekspertët pohojnë se shpenzimi i parave për gjërat që ju japin kohë shtesë mund të përmirësojë kënaqësinë tuaj të jetës dhe lumturinë e përgjithshme. Nëse nuk e dini ende se cila zgjidhje është më e mirë – të shpenzoni kohë për të kursyer para ose për të shpenzuar para për të kursyer kohë, Bright Side thotë se ky studim do t’ju ndihmojë të merrni vendimin dhe të hapni portofolin tuaj për hir të lumturisë.
Imagjinoni dikush ju jep 40 dollarë dhe ju kërkon që të blini diçka që ju lumturon.
Shumica besojmë se do të blinin rroba të reja ose të shkonin në SPA për t’u relaksuar. Me siguri askush nuk ka menduar që me paratë e dhuruara, të paguajë një person për të pastruar shtëpinë. Mirëpo, ekspertët thonë se ky është një investim mjaft premtues, që ju bën të lumtur. Pse? Lexoni më poshtë:
Të gjithë e kanë atë ndjesinë se nuk kanë orë mjaftueshëm gjatë ditës, për çështje nga më të ndryshmet. Shumë njerëz jetojnë nën presionin e kohës, gjë që ul ndjeshëm cilësinë e jetës së tyre dhe kontribuon në ankth, zakone jo të shëndetshme dhe probleme me pagjumësinë.
“Të shpenzoni kohë për të kursyer para, apo të shpenzoni para për të kursyer kohë?”. Ky studim, do t’ju ndihmojë të hapni portofolin për hirë të lumturisë suaj:
Për të nisur studimin e tyre, shkencëtarët kërkuan të dinin sa herë pjesëmarrësit paguanin të tjerët për shërbimet e tyre në shtëpi: Në gatim ose pastrim. Më pas, këto përgjigje u krahasuan me lumturinë e tyre të përgjithshme dhe ndjenjat e stresit. Në të gjitha anketat, njerëzit, ishin më të kënaqur me jetën e tyre, kur ata shpenzonin rregullisht para për të shmangur detyrat e pakëndshme dhe e kalonin kohën e tyre të lirë në aktivitete të tjera. Këto rezultate nuk varen nga statusi civil, numëri i fëmijëve, të ardhurat ose orari i punës.