Kryesore “Ne katunarët e Tironës e dum shtetin”, pronari i markatës që u...

“Ne katunarët e Tironës e dum shtetin”, pronari i markatës që u gjobit batuta me Ramën

“Ne katunarët e Tironës e dum shtetin”, pronari i markatës që u gjobit batuta me Ramën

Pasi u gjobit për mos lëshim të kuponit tatimor në lokalin e tij markata e peshkut, vetë biznesmeni Ylli Hidri ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama dhe shprehjes që në demokraci dy gjëra janë të sigurta vdekja dhe taksat.

“Haha vallaj vdekjen e disha, por kët gjë jo, por me të thon të drejtën me reformat që jan bër jam bër akoma me i fort. Gati investimi radhës për 2020. Kuponi toleranc zero .Edi Rama”, ka reaguar Hidri ndaj kryeministrit Rama.

E menjëhershme ishte edhe përgjigja e Ramës që shkruan: “Falemnerit Yllo, ne katunarët e Tironës e dum shtetin, dihet ajo punë, por pa shaka, rrofsh që s’mi provokove nervat me ndonjë mesazh allasoj🙏

Miqësia miqësi, po llogaria llogari😉”