Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ka publikuar një foto të Klodian Zotos i ulur në një kafene. Sipas burimeve të saj, foto është e kohëve të fundit duke shkaktuar jo pak habi nëse është vërtet kështu pasi Zoto rezulton i shpallur në kërkim.
Për aferën e inceneratorit të Elbasanit ai është shpallur në kërkim nga SPAK. Bashkë me të janë në kërkim edhe Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja.
Ndërkohë ish-ministri Lefter Koka është në burg për këtë çështje. Rrethi i të arrestuarve pritet të zgjerohet. Sot SPAK ka marrë në pyetje kryebashkiakun Armando Subashi dhe deputetin e PS, Alqi Bllako.