Aktualitet Armando Subashi flet pas marrjes në pyetje nga SPAK: I gatshëm të...

Armando Subashi flet pas marrjes në pyetje nga SPAK: I gatshëm të dëshmoj sa herë që më kërkohet

Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, është marrë në pyetje në SPAK për çështjen e inceneratorit të ngritur në territorin e bashkisë që drejton. Pas dëshmisë, ai është pyetur nga gazetarët.

Ai tha se është i gatshëm që të vijë në prokurori sa herë që i kërkohet. Ndërsa pyetjes se nëse ndaj tij kishte ndonjë akuzë apo ishte thjesht në cilësinë e deklaruesit, Subashi nuk iu përgjigj dhe tha: “Mos bëni pyetje të tilla, sepse asnjë gjë nuk do të merrni nga këto për aq kohë sa janë pjesë e hetimit”.

Armando Subashi: Kam dhënë deklarime mbi inceneratorin!

Pyetje: Do thirreni sërish në prokurori?

Armando Subashi: Atë e di prokuroria, nuk e di unë.

Pyetje: Prej sa orësh keni në SPAK?

Armando Subashi: Besoj dy a tre orë në mos gaboj.

Pyetje: Prokurorët kishin ndonjë akuzë ndaj jush apo thjesht në cilësinë e të deklaruesit?

Armando Subashi: Mos bëni pyetje të tilla, sepse asnjë gjë nuk do të merrni nga këto për aq kohë sa janë pjesë e hetimit.

Pyetje: Jeni të gatshëm të vini sërish në prokurori?

Armando Subashi: Patjetër që jam i gatshëm, në çdo moment. S’ka asnjë problem.

SPAK i nisi hetimet për inceneratorët në Gusht të vitit 2020, pas disa kallëzimeve e bëra në Prokurori.

Prokurorët arrestuan ish-ministrin Lefter Koka për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa shpallën në kërkim pronarët e kompanive koncesionare, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.