Një vend në Kolumbi mban emrin e shtetit shqiptar.
Po, po është e vërtet dhe këtë me siguri e dinë shumë pak shqiptarë.
Qyteti me emrin “Albania” është qendër komune në Departamentin Kolumbian të La Guajira, në Detin e Karaibeve.
Emri i provincës ka qenë Calabacito dhe u ndryshua në “Albania” në vitin 1937 nga një komisar i La Guajira.
Komisari i vendosi provincës emrin “Albania” për shkak se gruaja e tij quhej Alba.
Megjithatë ekziston dhe një version tjetër sipas të cilit thuhet se komisari i vendosi emrin duke iu referuar vendit tonë.
Popullsia e Albanias është një popullsi relativisht e re e përbërë nga 51% e meshkujve dhe 49% e femrave.
29% e tyre e konsiderojnë veten autoktonë, ndërsa 10% mestizo, raizal ose afro-kolumbianë.