Bota 2-vjeçari i “vjedh” shfaqjen babait guvernator të Kalifornisë (VIDEO)

2-vjeçari i “vjedh” shfaqjen babait guvernator të Kalifornisë (VIDEO)

Është normale që politikanët të bëjnë ndonjë fotografi me bashkëshorten dhe fëmijët e tyre, pas dhënies së fjalimeve të rëndësishme.

Por ajo që i ndodhi Gavin Newsom, i cili u betua si guvernatori i 40-të i Kalifornisë së fundmi ka qenë një skenë që ka bërë të gjithë të pranishmit të brohorasin.

Në momentin kur Newsom po mbante fjalimin e tij të përurimit, djali i tij dyvjeçar, Dutch u shkëput nga krahët e nënës së tij dhe u ngjit në skenë, duke u hedhur në krahët e të atit.

Newsom e mbajti vogëlushin në krahë për disa çaste dhe më pas e ktheu të birin në dysheme, duke shpresuar që ai të dilte nga skena, por fëmija qëndroi i përhumbur, në një moment madje edhe dukje u fshehur, gjë që shkaktoi të qeshura te të pranishmit.

Dhe pas disa tentativave për ta larguar nga aty, më në fund ia arritën.

Newsom, ish-kryebashkiak i San Franciskos, e ka pozicionuar veten si kandidat anti-Trump dhe thotë se do të përdorë pozicionin e tij për të “ofruar një alternativë ndaj korrupsionit dhe paaftësisë në Shtëpinë e Bardhë”.

Shumë besojnë se Newsom ka gjithashtu ambicie për politikën kombëtare dhe një moment simpatik me familjen e tij nuk do t’i ketë bërë asnjë dëm në jetëgjatësinë e karrierës.