Ritmi dhe energjia vazhdon të bjerë pas të 40-ve? Për Alex Proud, 44 vjeç, nuk është e vërtetë. Ai është i lumtur dhe më i përmbushur se kurrë. “Unë kam të kundërtën e një krize në moshën e mesme”, thotë ai dhe jep argumentat më poshtë:
“Çdo ditë kam nga një arsye që më bën të kuptoj se sa e mirë është jeta e njeriut në të 40-at. Jam i mrekulluar që kam lënë pas vite të mbushura me punë dhe sakrifice, kryesisht rreth moshës, 20 dhe 30 vjeçare. E vetmja gjë që më shqetëson këto kohë është ndjenja e bezdisshme që shumë njerëz shprehin që po ju ikën mosha e tyre, kur në fakt ata janë në kulmin e moshës. Këto nuk lidhen më moshën, por është ndjenja e një jete pa ndonjë arritje. Dëshirave të mbetura në sirtar, dhe sakrifica të shkuara dëm, apo nevoja për të rimarrë edhe një herë vitet që ka kaluar. Por një 40 vjeçar të lumtur dhe të përmbushur nuk e shqetësojnë këto gjëra. Ndonëse kultura popullore më thotë se unë duhet t’i përjetojë të gjitha këto, unë në fakt provoj të kundërtën. Të jesh mbi 40 nuk do të thotë që do të jeni më të ftohtë, thjeshtë i shihni gjëra më qartë. Arritjet, përmbushjet tuaja, sakrificat që keni bërë , e gjithë jeta që keni bërë deri në këtë periudhë e ka një trofe, arritje ose jo. Në këtë moshë e pranoni vetën. Me siguri shumë njerëz ashtu si unë kanë kaluar fazën e 20-ve duke luftuar për të pranuar vetën dhe të 30-ve duke pranuar defektet e tyre. Në moshën 40 vjeçare mund të kesh krenarinë ta pranosh veten ashtu siç je. Është mosha kur unë kam pranuar se nuk mund të jem kurrë i përsosur, dhe këtu nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
Gjërat e tjera që ju kanë shqetësuar në moshën tuaj më të hershme nuk do t”ju shqetësojnë më. Diçka që më ka shqetësuar në të 20-at e mia, ka qenë trendi i modës, fiksimi për të ndjekur trendet e reja të asaj kohë, më mohonte të shijoja ato që kisha. Investimi që kam bërë në këtë pjesë, më duket një kohë e shkuar kot. Në moshën 40 vjeçare njeriu feston qëllimet konkrete, dhe është një përmbushje e zhdërvjelltë për të gjithë gjërat që kanë kaluara së bashku me moshën. Koha është në dispozicionin tim. Në moshën 30 vjeç mendoja se kisha kohë më bollëk, ndërsa tani e di si ta shfrytëzoj më së miri kohën, duke u kujdesur për vetën time. Ndoshta tani kam më pak kohë, por sido që të jetë këtë kohë dua ta shfrytëzoj më së miri për vetën. Nëse vite më parë, të bëja një shëititje vetëm më mërziste, sot është gjëja që shijoj më shumë. Çelësi për të qenë i lumtur në këtë periudhë është të mos shqetësohesh për vitet. T’i thuash vetës që je i ri. T’i përsërisësh vetës që në moshën 40 vjeçare është faza me e bukur. Ke kaluar vite të mbushura me punë, ke bërë karrierë, kë krijuar familje, tani fillon koha që shijon të gjitha frytet e arritjeve tuaja në vitet më përpara”.