Edhe pse është rritur në Britani dhe ka zhvilluar një karrierë muzikore me sukses mbarëbotëror në atë vend, në përballjen me Anglinë, shqiptarja nga Kosova, Rita Ora, sigurisht që do të jetë tifoze me vendin e saj të origjinës.
Rita Ora ka postuar në rrjetet shoqërore foton e vitit 1999, që tregon një ushtar britanik që luan futboll me fëmijët e Prishtinës gjatë kohës së luftës.
Rita Orës nuk i ka munguar kurrë krenaria për rrënjët e saj shqiptare, dhe nuk ka vonuar ta tregojë hapur as këtë herë.