Në unison me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka reaguar për dënimin e dhënë një ditë më parë ndaj Saimir Tahirit.
“Vendimi mbi Saimir Tahirin tregon se sistemi ligjor i Shqipërisë po maturohet. Por mungesa e dënimit për akuza më të rënda ngre dyshime dhe vërteton rëndësinë e përfundimit të Reformës në Drejtësi”, thuhet në reagimin e ambasadorit britanik në Tiranë Duncan Norman.