Gjiri i Maya Bay, i cili u bë i famshëm nga filmi “The Beach”, i xhiruar në vitin 2000, me protagonist Leonardo DiCaprio, ka pothuajse një vit që është mbyllur dhe do të qëndrojë i mbyllur edhe për dy vite të tjera.
Sipas Songtam Suksawang, drejtori i Departamentit Tailandez të Parqeve Kombëtare, ky gji do të qëndrojë i mbyllur për të rigjeneruar resurset natyrore.
Ai tha për CNN Travel se tek këto brigje nuk do të lejohen turistë deri në qershor 2021.
“Ne do ta rishikojmë sërish nëse do të jetë gati të hapet për turistët, na duhet më shumë kohë për ta lejuar natyrën të rikuperohet. Ekipi ynë do të vlerësojë situatën çdo 3 muaj”, tha Suksawang.
Rreth 10.000 korale janë rimbjellë në zonën e Maya Bay që vitin e kaluar.
Ato po rriteshin normalisht derisa vala e nxehtë e Tailandës e rriti temperaturën e detit deri në 320C.
Drejtuesi tha se kjo temperaturë është shumë e lartë për koralet e sapombjella.
Ata gjithashtu thonë se kanë nevojë për më shumë kohë për të shtuar lehtësirat në ishull, kjo ju jep dhe koraleve më shumë kohë për t’u rritur.