Disa veshje me mbishkrimin ‘policia’, 37,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 18.550 Euro, si dhe tre automjete janë sekuestruar në Devoll.
Në pranga kanë rënë 5 shtetas, ndërsa dy të btjerë janë shpallur në kërkim 2 të tjerë shpallen në kërkim.
Arrestimi
Operacioni antidrogë i koduar “Kurila” vuri në pranga shtetasit:
- M.Z, 28 vjeç, banues në Korçë.
- A.K, 30 vjeç, banues në Korçë.
- K.N, 28 vjeç, banues në fshatin Drenovë, Korçë.
- B.D, 36 vjeç, banues në Korçë.
- D.P, 26 vjeç, banues në Elbasan.
Ndërsa në kërkim u shpallën shtetasit:
- R.T, 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq (i dënuar më parë për “Vjedhje”).
- M.Z, 31 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe armëmbajtje pa leje”).
“Shtetasit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë 37.5 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, duke u veshur me veshje të cilat mbanin mbishkrimin “Policia”, për ta pasur më të lehtë kalimin e sasisë së drogës nëpërmjet kufirit të gjelbër, në fshatin Kurilë, Devoll”, njofton policia.
Sekuestrimi
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasia prej 37,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, tre automjete të përdorura nga autorët e dyshuar në pronësi të shtetasve D.P; M.Z., dhe B.D; një sasi lekësh, 18.550 Euro, veshje me mbishkrimin “Policia” dhe aparate celularë.
Operacioni u realizua me sukses falë bashkëpunimit të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe shërbimet Frontex, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, e ngelur në tentativë dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.