Një 64-vjeçar në Devoll është ndaluar nga policia pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13-vjeçare.
Sipas policisë, 64-vjeçari ka ngacmuar jo vetëm me fjalë 13-vjeçaren, por ka kaluar edhe në kontakt fizik.
Për këtë, gjithnjë sipas policisë, 13-vjeçarja i është nënshtruar një kontrolli mjekësor dhe pritet përgjigja në rast se 64-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me minorenen.
Gjatë kësaj kohe, i moshuari e ka ngacmuar edhe me mesazhe në telefon 13-vjeçaren, banuese edhe kjo në fshatin Hoçisht.
Grupi i hetimit, në prani të prindërve dhe psikologes, ka marrë në pyetje 13-vjeçaren për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje të rëndë.