Bota Në SHBA po bën kërdinë, tani edhe Europa duhet të përgatitet për...

Në SHBA po bën kërdinë, tani edhe Europa duhet të përgatitet për drogën e frikshme fentanilin

Memoriali i viktimave nga Fentanil ne zyrat e antidrogës amerikane

Personat që konsumojnë fentanil kalojnë në një gjendje delirante, e krahasuar shpesh si gjendje ‘zombi’.

“Europa duhet të përgatitet për një rritje të përdorimit të drogës sintetike fentanil”, tha për Politico Ylva Johansson, komisionerja e çështjeve të brendshme të BE-së pas një paralajmërimi nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së Antony Blinken se Evropa ose ka një problem të pazbuluar me drogat sintetike ose do të goditet nga një së shpejti.

Fentanyl, një drogë sintetike që vlerësohet të jetë 50 herë më e fortë se heroina, është shkaku i dhjetëra mijëra vdekjeve nga mbidoza në SHBA çdo vit. Në një ngjarje të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi kërcënimet shëndetësore dhe të sigurisë të drogave sintetike, Biden u kërkoi aleatëve që t’i marrin seriozisht kërcënimet e shkaktuara nga fentanili, thotë Johansson.

“Kur fola me sekretarin Blinken, ai tha fjalë për fjalë: “Ose është një problem që e keni por nuk e dini se e keni, ose është një problem që do ta keni”, thotë Johansson.

Fentanili dhe drogat e tjera sintetike nuk janë ende shqetësimi më i madh i BE-së, thotë Johansson, me kanabisin që është droga më e përdorur dhe kokaina droga për të cilën konsumi po rritet më shpejt.

Por, ndryshe nga SHBA, ku drogat sintetike kontrabandohen nga vende si Meksika, Europa ka kapacitet laboratorik për të prodhuar droga sintetike, të cilat mund të shkaktojnë një krizë shpejt, tha Johansson.

“Kapaciteti për të prodhuar fentanil në BE është këtu, ne e kemi atë,” thotë Johansson.

Kjo do të thotë që në momentin që persona të përfshirë të vendosin të fillojnë të prodhojnë fentanilin dhe të mendojnë se ka një kërkesë, kjo mund të jetë shkatërruese.

Një total prej 434 laboratorësh të prodhimit të drogës sintetike të paligjshme u shkatërruan në BE në vitin 2021, sipas Raportit Evropian të Drogës 2023.

Ekspertët nga agjencia e BE-së për drogën paralajmëruan në fillim të këtij viti se reduktimi i furnizimit me heroinë në Evropë mund të krijojë mundësinë e një rritje të opioideve sintetike.

“Duhet të jemi shumë vigjilentë dhe shumë të përgatitur”, tha Johansson.